Secondary Adv

Kriza energjetike ne Hungari, reduktohen ndjeshem sherbimet publike

Në dhjetëra bashki hungareze teatro, pishina, biblioteka dhe impiante sportive kanë pezulluar aktivitetet dhe shërbimet për shkak të cmimeve të larta të energjisë.

 

Në qytete të ndryshme janë mbyllur me dhjetëra struktura, me krerët e bashkive që konfirmojnë se cmimet e energjisë janë 7 herë më të karta.

 

Qeveria hungareze urdhëroi një ridimensionim të shërbimeve publike duke filluar që nga 1 janari, por shumë prej bashkive janë në këtë gjendje që nga muaji shtator dhe po përpiqen të mbajnë në aktivitet të paktën transportin publik.

 

Situata është e vështirë në të gjithë vendin, pasi cdo ditë mbyllet një strukturë publike. Në një kohë që muzetë dhe pallatet e sportit janë mbyllur, banorët janë të frikësuar për atë që mund të ndodhë më vonë.

 

Sipas tyre situata është shumë e rënduar dhe të gjithë e kanë kuptuar se duhet të reduktojnë konsumin, por nuk e kanë të qartë se cfarë do të ndodhë më vonë. Në kryeqytetin Budapest shumë shërbime vazhdojnë të jenë aktive pa probleme, por sektori privat është në vështirësi.

 

Dhe hoteli më i madh i vendit, hotel Hungaria, me 499 dhomat e tij do të mbyllet pas pak ditësh dhe nuk do të hapet para muajit mars të vitit 2023, pasi menaxhimi i tij është shumë i kushtueshëm dhe klientët e parashikuar për muajt e ardhshëm janë të paktë në numër./Burimi: SCAN


Më të lexuarat