Perfundon spitali i ri Infektiv, ja kur pritet te hapet godina e rindertuar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e spitalit të rindërtuar infektiv, i cili ka qenë dhe spitali COVID 1 gjatë pandemisë.
Rama shkruan se është gati të hapë dyert pas pak ditësh. “MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Investimi për rindërtimin e Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19.
Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv.
Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale.
Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë./Burimi: Balkanweb