Indeksi i lirise ekonomike, Shqiperia ne vendin e 33 ne nivel global
Fondacioni Heritage e rendit Shqipërinë të 33-tën në nivel global ndër mbi 180 ekonomi të ekzaminuara në indeksin e lirisë ekonomike 2016.
Vendi ynë grumbullon 87.6 pikë dhe renditet krah vendeve si Norvegjia, Suedia, apo Mbretëria e Bashkuara. Madje Shqipëria lë pas në renditje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krahasim me klasifikimin e një viti më parë, vendi ynë ka fituar plot 30 vende në renditje. Në raportin e një viti më parë, Shqipëria humbiste 9 vende në pozicion.
Ndërsa sot, indeksi i jep vendit pozicionin numër një në rajon, duke lënë pas Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi. Përmirësimi i Shqipërisë në këtë renditje duket galopant. Raporti nuk specifikon se falë cilëve indikatorë ka ardhur ky përmirësim.Indeksi që publikohet çdo vit nga Heritage Foundation dhe Wall Street Journal tenton të evidentojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes lirisë së tregtisë dhe mirëqënies apo prosperitetit ekonomik të një vendi. Në vend të parë në rang global qendron Hong Kongu i ndjekur nga Lichtenchtein.