Secondary Adv

Rusia riktheu marreveshjen me Ukrainen, ulet cmimi i grurit

Çmimet e grurit, të cilat ishin rritur në fillim të javës, filluan të pësojnë një rënie pasi Rusia tha se po i rikthehej marrëveshjes së Korridorit të Sigurt të Grurit të Detit të Zi.

 

Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia njoftoi se kishte marrë garanci me shkrim nga Ukraina për të çmilitarizuar korridorin detar të përdorur për eksportin e ushqimit dhe për këtë arsye ra dakord të kthehej në marrëveshje.

 

Megjithatë, disa orë më vonë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska rezervon të drejtën e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja në rast të shkeljes së garancive nga Ukraina.

 

Pavarësisht këtij paralajmërimi, gruri ra në 340,50 euro për ton rreth orës 15:30 në Euronext, me një rënie prej 4,8% nga mbyllja e djeshme. Çmimi i sojës ra në 657 euro për ton (-2%) dhe i misrit në 332.75 euro për ton (-1.5%).

 

Menjëherë pas hapjes në bursën e Çikagos, çmimi i grurit SRW ra në 8,43 dollarë për buhel (rreth 20 kilogramë), duke rënë 6,59%. Misri ra në 6,835 dollarë (-2,04%) dhe soja në 14,28 dollarë (-0,54%)./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat