Secondary Adv

Dhoma Amerikane kunder paketes fiskale, 10 fishimi i gjobave antikushtetues

Dhoma amerikane e Tregtisë vlerëson se paketa e re fiskale sjell ashpërsim të gjobave, ndërkohë në kohë krize qeveria duhet të propozonte politika më lehtësuese.

 

Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore që propozojnë dhjetëfishimin e gjobës për mos lëshimin e faturave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësohen antikushtetuese.

 

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë ngrenë shqetësimin se gjobat e propozuara për mos lëshimin e faturës janë përtej normave që parashikon aktualisht legjislacionin tatimor në fuqi, si dhe nuk është marrë në konsideratë parimi i proporcionalitetit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Projektligji sipas AmCham shkel lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën e pronës njësoj si ligji 99/2015 i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet të rishikohet nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

Nga anëtarët e Dhomës Amerikane kundërshtohen edhe propozimet për unifikimin e akcizës te prodhuesit e birrës. Anëtarët e Dhomës ngrenë shqetësimin se unifikimi do të dëmtojë prodhuesit vendas në raport me birrat e importit.

 

Dhoma amerikane e Tregtisë shprehet se regjimi aktual i akcizës ka qenë në të njëjtën linjë me lejimet e BE-së dhe nuk ka qenë në kundërshtim me direktivën.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/dhoma-amerikane-kunder-paketes-fiskale-dhjetefishimi-i-gjobave-antikushtetues-unifikimi-i-akcizes-se-birres-demton-prodhuesit-vendas/


Më të lexuarat