Secondary Adv

KE miraton paketen mbeshtetese, 1 mld euro per 6 vendet e Rajonit

Presidentja e KE ka deklaruar se do të miratohet një paketë me vlerë 1 mld euro për të asistuar rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë krizës energjetike.

 

“Shqipëria do jetë në pjesën drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Një drejtim pune është procesi i zgjerimit ku kemi bërë ecuri të mirë dhe komisioni e ka vendosur sërish në tryezë atë dhe kemi çelur rrugën për hapjen e rrugës për zgjerimin.

 

Kemi një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardësh investime në rajon, po ashtu këtë vit zhvilluam konferencën e parë ndërqevertare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. I dashur Edi Rama ky është një sukses.

 

Drejtimi i dytë është procesi i Berlinit, po përballemi me shumë sfida, pikë së pari më pushtimin rus të Ukrainës, jemi të vendosur të rezistojmë.

 

Në këtë sfond ne kemi diskutuar pasojat e luftës mbi energjinë dhe siç tha kancelari jemi të bashkuar sa i përket asnjëanësisë klimatike deri në vitin 2030.

 

Jemi në një komunitet energjitik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë.

 

Kam kënaqësinë t deklaroj se komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor he do vendoset në janar.

 

Pjesa e dytë do tu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit.

 

Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon.

 

Qoftë për doktorë, dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit.”, tha von der Leyen./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat