Secondary Adv

Balluku: Ne 2023 rihapet gara per Milot–Balldren, aksi me pagese

24.6% e buxhetit të planifikuar për rrugët do të shkojë për finnacimin e kontratave të partneritetit publik-privat.

 

Gjatë diksutimit në komisionet parlamentatre të projektbuxhetit 2023, ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se buxheti për shpenzimet kapitale parashikohet në 49.39 mld lekë, 29.49 mld lekë e të të cilave janë finncim I brendshëm.

 

Balluku bëri me dije edhe ecurinë e disa prej proejkteve infrastrukturore, që janë duke u zbatuar, ndërsa shtoi se në fillim të vitit që vjen do të hapet gara koncesionare për aksin e shumë debatuar Milot-Balldren.

 

Përveç kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve, gjysma e fondeve parashikohet të shkojnë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me 6.25 mld lekë, ndërsa 1.88 mld lekë është parashikuar të jetë financimi për Unazën e re të Tiranës.

 

Ndërkaq, një tjetër aks që duket se ka marrë përparësi financimi për vitin 2023 është Elbasan – Qafë Thanë, për të cilin është parashikuar një fond prej 620 mln lekësh.

 

Po ashtu, ajo që bie në sy është financimi i konsiderueshëm që është akorduar për 2 projekte të tjerë, që është rehabilitimi i rrugës së vjetër Fier – Vlorë, me 1.08 mld lekë dhe sistemimi dhe rivitalizimi i akarpateve në Shkallën e Tujanit, me 1.12 mld lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat