Secondary Adv

Dollari vijon me rritje, fitimet me te medha javore ne nje muaj

Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në rreth 1 muaj.

 

Në anën tjetër, paundi britanik është gjendur nën presion, pasi Banka e Anglisë përveçse rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, sinjalizoi një ndryshim të politikës në muajt në vijim.

 

Për rrjedhojë, paundi ka rënë poshtë 1.12 dollarëve, ndërsa vetëm në sesionin e kaluar ra me rreth 2%, duke i çuar humbjet javore në rreth 4%.

 

Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1989, por paralajmëroi investitorët se Britani rrezikon recesionin më të gjatë në 1 shekull.

 

Kjo do të thotë se kostot e huamarrjes mund të rriten më pak se parashikimet. Ndërkohë, edhe euro ka rënë poshtë 0.98 dollarëve dhe vetëm në sesionin e kaluar humbi rreth 0.7% të vlerës.

 

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, është rritur në rreth 112.9, niveli më i lartë në dy javët e fundit.

 

Tashmë, investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA për tetorin dhe analistët parashikojnë se ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune.

 

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 20,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1580 dollarë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat