Secondary Adv

Veliaj: Karte sociale me sherbime falas edhe per te moshuarit

Në vijim të turit në Njësinë 3 kryebashkiaku i Tiranës tha se koha e vështirë në të cilën po jetojmë për shkak të luftës në Ukrainë, na bën edhe më solidarë me njëri-tjetrin.

 

Ai ndau një lajm të mirë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë në kohë krize, si krijimi i një karte sociale për të moshuarit.

 

Sipas Veliajt, këto janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, që kanë nevojë për ‘dorën mbështetëse’ të qeverisë dhe bashkisë.

 

“Siç kemi kartën e studentit, ka ardhur koha të bëjmë një kartë sociale për të moshuarit. Dora e dukshme e qeverisë dhe e bashkisë në këtë rast, është më efikase kur ndërhyn në pikat më vulnerabël të shoqërisë, siç janë studentët dhe të moshuarit.

 

Jemi në pikën kur po bëjmë disa llogaritje nëse është koha të ofrojmë të njëjtën paketë edhe për të moshuarit: pra, transport publik falas, apo edhe disa shërbime siç janë mensat, teatri, operat, muzetë,

 

që mund të jepen me çmime të reduktuara për këtë grupmoshë, e cila është më vulnerabël, por sa herë ka një krizë të madhe, gjendet edhe më në vështirësi se të tjerët”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku tha se në pranverë do të hapet Piramida e Tiranës, për të pritur 4-5 mijë fëmijë e të rinj, që do të mësojnë mbi teknologjinë dhe punët e së ardhmes.

 

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë vendimesh për lehtësimin e familjeve në nevojë, në mënyrë që kriza për shkak të luftës që ka përfshirë gjithë botën, të mos impaktojë shtresat më vurnerabël.

 

Deri më tani, mbi 10 mijë abone falas janë dhënë për studentët, ndërkohë që ka nisur subvencionimi nga 50%-70% i konvikteve. Gjithashtu, për çiftet e reja dhe familjet në nevojë janë dhënë kredi të buta dhe bonus qiraje./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat