BSH: Rritja e normes shtrenjton kredite, bankat te analizojne situaten
Inflacioni i lartë mbetet një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja e normës bazë të interesit do vijojë dhe është e detyrueshme për të stabilizuar rritjen e çmimeve.
Kreu i bankës Qendrore pranoi ndikimin që këto masa kanë në shtrenjtimin e kredive dhe i bëri thirrje bankave që të analizojnë situatën për të ristrukturuar kreditë. Banka e Shqipërisë ka rritur 5 herë normën bazë të interesit duke e çuar në nivelin 2.75%.
Banka e Shqipërisë ka sygjeruar se prioritet në buxhetin e vitit të ardhshëm duhet të jetë konsolidimi fiskal. Sipas Guvernatorit Sejko duhet bërë kujdes me kontratat konçesionare dhe skemën e sigurimeve shoqërore.
Për sa ai përket amnistisë Banka e Shqipërisë argumenton se kjo nismë ka një sërë rreziqesh për rritje të evazionit. Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike 3.5% këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një ngadalësim dhe rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.4%./Burimi: abcnews.al