Secondary Adv

Kompania Rapiscan mbyll aktivitetin e saj ne Shqiperi

Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka ç’regjistruar Rapiscan System Albania dhe vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë, saktësisht 19 janar 2016.


Në fakt nuk bëhet fjalë për prishje të koncesionit që kryen sot aktivitetin e skanimit pasi kjo e drejtë i ka kaluar me kohë S 2 Albania, e cila përbëhet nga shoqëria ICMS që ka 49 për qind të aksioneve dhe Rapiscan System 51 për qind. Kompania që ka kërkuar likujdimin është në fakt kompania e parë e cila përfitoi edhe koncnesionin në fillim të procedurës.


Ç’regjistrimi i kompanisë Rapiscan System Albania është edhe hapi i fundit që kishte mbetur nga ish-përfituesja e koncesionit, e cila në fakt fitoi këtë të drejtë në bazë të dokumentave dhe ekspertizës që ofronte. Ky koncesion është shoqëruar qysh nga fillimi me hije dyshimi mbi praktikat e shitjes së 49 për qind të aksioneve për vetëm 490 lekë kur në fakt vlera e koncesionit është 316 milionë dollarë. Në Qershor të 2014 kompania nisi procedurën për likujdim e sipër dhe vetëm në javën e tretë të Janarit të këtij viti u ç’regjistrua.


Sakaq kompania që ka koncesionin për skanimin ka vijuar punën e saj për instalimin e pajisjeve në pikat doganore në vend. Më e fundit është kërkesa për të hapur pikën në pikën doganore të Kapshticës në Korçë kërkesë që ka marrë miratim në 12 Janar. Aktualisht sipas të dhënave të QKR, S2 Albania ka hapur pikat e saj në Tiranë, Durrës, Gjirokastër Pogradec, Korçë. Hapja e pikave nisi pas rinegocimit të kontatës mes qeverisë dhe kompanisë së re.


Më të lexuarat