Secondary Adv

Dollari humb mbi 2 per qind te vleres, ngadalesohet ekonomia e SHBA

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të premten e javës së kaluar dollarë publikoi humbje të konsiderueshme.

 

Por, në anën tjetër, ekonomia shfaqi shenja të ngadalësimit dhe raportoi një inflacion më të ulët të pagave.

 

Fillimisht, pas publikimit të këtyre të dhënave, dollari amerikan u forcua, por ra ndjeshëm pasi tregtarët vunë në duke se jo të gjitha të dhënat ishin pozitive, duke rikthyer pritshmëritë se Rezerva Federale do të ngadalësojë ritmin e rritjes së interesave.

 

Ekonomia amerikane krijoi edhe 261 mijë vende të reja pune, ndërsa ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikonin 200 mijë vende të reja pune. Në anën tjetër, norma totale e papunësisë u rrit në 3.7%, gjatë tetorit, nga 3.5% që ishte në shtator.

 

Për rrjedhojë, monedha europiane u rrit me mbi 2% në sesionin e së premtes, pranë nivelit të paritetit përballë dollarit amerikan, ndërsa sot po qëndron në rënie të lehtë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 20,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1550 dollarë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat