Bashkitë e goditura nga tërmeti i vitit 2019 i kërkojnë qeverisë më shumë fonde për të çuar përpara projektet e rindërtimit.
Në emër të tyre në komisionin parlamentar të ligjeve folën Arbjan Mazniku nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Adelina Farrici nga Shoqata për Autonominë Vendore thirrur në seancë dëgjimore për buxhetin e vitit që vjen.
“Rindërtimi duhet te ketë angazhim më të madh nga qeveria për të pas mundësi të mbyllin me shumë projekte, jemi të ndërgjegjshëm që është vit i vështirë financiar, por duhet të shohim mundësinë ta përqasim si çështje.”
Për ti çuar paratë tek rindërtimi, pa mbështetjen e qeverisë, përfaqësuesit e pushtetit vendor druhen se do tu duhet të shkurtojnë të tjera investime. “Në të kundërt rrezikojmë të rëndojmë buxhetin e bashkive.”
Por për të mbuluar kostot e rindërtimit ministria e Financave ka planifikuar fonde duke nisur nga këto dy muaj. “Ka fond të dedikur për ketë, do të ketë rialokim brenda dy muajsh, do jepen paratë për bashkitë që kanë avancuar.
Në buxhetin e vitit 2023 janë planifikuar 6.5 miliardë lekë.” Buxheti i vitit të ardhshëm për bashkitë sipas përfaqësuesve të tyre është rritur me 17.6%. Rritje kjo që deputetja demokrate Dhurata Çupi e lidh me zgjedhjet vendore që janë në prag.
“Është buxhet elektoral për bashkitë e mëdha.” Opozita thotë se ky buxhet nuk kujdeset për bashkitë e veriut të vendit dhe se në zonat rurale janë investimet thuajse mungojnë./Burimi: abcnews.al