Rritja e cmimeve, Ibrahimaj: 30 per qind e ekonomise informale
Të dhënat e ekonomisë tregojnë që konsumi nuk ka rënë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve.
Ministrja e Financave e pranon në emisionin “Pa censurë” së kjo të çon në përfundimin se jashtë bankave ka shumë para të padeklaruara.
“Mendohet që ekonomia informale të jetë jo më shumë 30%, megjithatë janë shifra të studimeve të veçanta dhe nuk ka një shifër zyrtare për informalitetin në ekonomi.”- thotë Ibrahimaj, e cila vendos theksin tek amnistia fiskale për të cilën qeveria po punon për një variant që t’i vlejë ekonomisë.
“Po marrim në konsideratë të gjithë rekomandimet, duke kuptuar se cilat janë rekomandimet që mund të pranohen dhe cilat jo.
Kemi si objektiv kryesor një amnisti fiskale të suksesshme, pasi nëse do të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e mundshme, do të kemi si rezultat një amnisti fiskale siç ka ndodhur në Moldavi apo vende të tjera,
ku inputet e formalizuara nga amnistia ishin fare të vogla dhe nuk kishte vlerë të ndërmerrej një nismë e tillë ligjore kaq e rëndësishme.”- tha Ministrja e Financave”./Burimi: Balkanweb