Secondary Adv

Pas nderprerjes se bojkotit, pedagoget i rikthehen protestave

Ashtu siç ishte parashikuar, ditën e sotme pedagogët janë hedhur sërish në protestë kombëtare para Universitetit Politeknik të Tiranës.

 

Pasi u tërhoqën përkohësisht nga bojkoti i mësimit, pedagogët deklaruan se do të protestonin periodikisht për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave. Lajmi për protestë e sotme u paralajmërua dhe në rrjetet sociale.

 

“Po nisim përsëri aksionin tonë qoftë pedagogjik, qoftë qytetar. Ne vazhdojmë të jemi për kërkesat tona, por jemi në një konfuzion më të madh sa i përket platformës së re të arsimit dhe një rishikim tërësor, por edhe për një projekt më të madh madhor për arsimin”, tha një prej pedagogëve./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat