Bashkia e tiranes u prezanton investitoreve projektet infrastrukturore per kryeqytetin
Projektet infrastrukturore të kryeqytetit kanë kryesuar në interesin e investitorëve të huaj dhe donatorëve për financim.
Aktualisht metropoli shqiptar vuan një infrastrukturë të degraduar, trafikun e rënduar , ku në pjesën më të madhe mungojnë korsitë e dedikuara për autobusët, biçikletat , por një problem edhe më i madh është amortizimi i rrugëve. Kështu, një ndër projektet e infrastrukturës ka të bëjë me ndërtimin e segmenteve ekzistuese.
Po ashtu, me rëndësi ka marrë edhe vendosja e më shumë kamerave në rrugët e kryeqytetit, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe përmirësimin e funksionit që ka Qendra për Menaxhimin dhe Kontrollin e Trafikut në kryeqytet. Buxheti për vënien në jetë të këtij projekti është parashikuar në 28 milion dollarë. Shtimi i korsive të dedikuara për autobusët urbanë është një tjetër projekt, i parashikuar në vlerën e 104 milion dollarëve, po ashtu është menduar edhe për shtim të korsive për biçikletat.
Bashkia e Tiranës u ka prezantuar investitorëve edhe një projekt për ndërtimin e urave për këmbësorët, në vlerën e 550 milion dollarësh, si një mekanizëm për zgjidhjen e një problemi serioz për kryeqytetasit.Ndërtimi i linjës lindje-perëndim, është parashikuar si një pedonale për qytetarët dhe me hapësira të gjelbërta, e cila do të përmbajë komponentë historikë dhe do të shërbjë si atraksion për turistët. Ky projekt është parashikuar në vlerën e 121 milion dollarëve. Ndër 14 projektet infrastrukturore në total, janë parashikuar ndërtimi i terminalit perëndimor të autobusëve, ndërtimi i një sistemi të integruar të transportit, që nëse do të mund të gjenin financim, do kishin ndikim të lartë në përmirësimin e shërbimeve për kryeqytetasit.