Secondary Adv

Nuk rritet energjia per nentorin, fasha 800 kWh ne fuqi nga muaji dhjetor

Çmimi i energjisë për muajin nëntor duket se nuk të rritet.

 

Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke lënë në fuqi tarifat aktuale.

 

TV SCAN ka siguruar aplikimin e ri të OSHEE-së, depozituar pranë ERE-s, lidhur me kostot që duhet të përfshihen në përcaktimin e çmimit, çka nënkupton se fasha e energjisë për konsumin mbi 800 kWh/muaj nuk do të aplikohet.

 

“Kërkesa për rritjen e çmimit mbështetej në vendimin e eAsamblesë së KESH, në të cilin ishte vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kWh/muaj të ishte 34.3 lekë/kWh.

 

Në kushtet kur organet vendimmarrëse të KESH e kanë pezulluar këtë vendim, duke lënë në fuqi të njëjtin çmim prej 2.6 lekë/kWh, kostot për muajin nëntor ngelen të pandryshuara”, – thuhet ndër të tjera në aplikimin e depozituar një ditë më parë.

 

Vendimi zyrtar i Entit Rregullator të Energjisë pritet të merret në datën 10 nëntor, por sikurse është argumentuar edhe në mbledhjet e kaluara, çmimi reflekton kostot e blerjes së energjisë dhe në kushtet kur nuk ka ndryshim të tyre, atëhere edhe çmimi final nuk ndryshon.

 

Kjo nënkupton se tarifimi i energjisë do të bëhet vetëm me një fashë, teksa i gjithë konsumi do të faturohet me 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.

 

Ndërkaq, referuar dokumenteve të depozituar, pezullimi është miratuar vetëm për muajin nëntor, çka do të thotë se deri më tani tarifimi me 2 fasha mbetet në fuqi për muajin dhjetor.

 

Sipas vendimit të miratuar më herët, kjo do të thotë se çdo kilovat i konsumuar mbi fashën 800 kWh/muaj do të tarifohet me 42 lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat