Secondary Adv

Situata ne kaskaden e Drinit, rezerva energjetike 55 per qind me pak se korriku

436 GWh energji është rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit në javën e parë të nëntorit, duke mbetur në nivelin e 55% më pak në raport me korrikun e këtij viti.

 

Të dhënat janë publikuar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, që gjithashtu bën me dije se liqeni i Fierzës është në kuotën e 267.37 metra, nivel thujase i njëjtë me fillimin e muajit shtator, kur u shënua një tendencë në rënie në raport me korrikun.

 

Përgjysmimi i rezervës energjetike është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, ku në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1 520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 GWh.

 

Ndërkohë që, mosruajtja e rezeverës hidrike është kritikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi ruajtja e saj përbën një garanci për sigurinë energjetike të vendit.

 

Ndërkaq, teksa për muajin tetor e deri më tani rezerva ka mbetur në nivele të pandryshuar, KESH ka kryer një sërë proceduracsh tenderuese për blerjen e energjisë elektrike. Blerja e fundit u bë në fillim të muajit nëntor, duke shpenzuar në total 7.6 mln euro.

 

Këto blerje janë kryer me çmime më të ulta, duke qenë se tendeca e çmimeve në bursat ndërkomëbatre ka qenë në rënie, për shkak të uljes së çmimit të gazit. Së bashku me blerjet për nëntorin, fatura për blerjen e energjisë që nga fillimi i vitit shkon në rreth 351 mln euro./Burimi: SCAN


Më të lexuarat