Secondary Adv

Bie cmimi i naftes ne burse, shkak ulja e kerkeses

Tregu i naftës shfaqet i qëndrueshëm, por humbi rreth 2% të vlerës, për shkak të uljes së kërkesës në tregun aziatik.

 

Përveç ngadalësimin të ekonomisë globale, vatrat e reja të infektimeve me Covid-19 në Kinë kanë detyruar autoritetet të vendosin kufizime të ashpra, që po dëmton kërkesën në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

 

Nafta Brent e Londrës po tregtohet rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet rreth 89 dollarë për fuçi.

 

Të dy bençmarkët humbën mbi 2.5% të vlerës në sesionin e kaluar. Investitorët në tregje shqetësohen se inflacioni i lartë dhe normat e interesit në rritje mund ta çojnë botën drejt një recesioni në vitin 2023.

 

Ndër zhvillimet e tjera, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimin për kërkesën gjatë vitit 2023, ndërsa prodhimi në SHBA gjatë vitit të ardhshëm do të jetë rreth 21% më i ulët se parashikimet fillestare.

 

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar, dhe analistët parashikojnë një rritje me 1.1 milionë fuçi./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat