Secondary Adv

Franca merr 30.9 mld euro nga energjia e rinovueshme, Perfitojne familjet dhe bizneset

Franca do të mbledhë 30.9 miliardë euro nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme gjatë dy viteve.

 

Prodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë kontribuesit më të mëdhenj në arkat e qeverisë deri në vitin 2023 duke sjellë të ardhura prej 21.7 miliardë euro.

 

Kjo u konfirmua nga rregullatori i energjisë në Francë.

 

Energjia diellore, biometani dhe energji të tjera të rinovueshme do të kontribuojnë gjithashtu. Megjithatë të ardhurat do të mbulojnë vetëm një pjesë të masave të qeverisë për të zbutur ndikimin e faturave të larta të gazit dhe energjisë elektrike për familjet dhe bizneset franceze.

 

Shteti do të shpenzojë 100 miliardë euro deri në në fund të vitit të ardhshëm për të zbutur impaktin e rritjes së çmimeve. Vendimi u konfirmua nga ministria e financave në vend.

 

Rregullatori francez i energjisë paralajmëroi se disa prodhues të energjisë së pastër po ndërpresin kontratat e tyre të garantuara nga shteti për të përfituar nga rritja e cmimeve në tregjet me shumicë.

 

Kjo mund t’i privojë shtetit francez deri në 7 miliardë euro të ardhura deri në fund të vitit 2023.

 

Sipas rregullatorit francez të energjisë, në një kohë që Franca miratoi një plan të Bashkimit Europian për të kufizuar të ardhurat e shumicës së prodhuesve të energjisë në 180 euro për megavat orë për të ndihmuar financimin e ndihmës për konsumatorët,

 

Ajo duhet të marrë në konsideratë një kufi më të ulët për prodhuesit e energjisë së pastër./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat