Secondary Adv

Ndryshon sistemi i adresave: Kod Unik per cdo ndertese e truall ne Shqiperi

Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri, Kodi Unik.

 

Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës.

 

Kodi unik, identifikon në mënyrë unike vendndodhjen e çdo ndërtese apo trualli të lirë, në shkallë vendi.

 

“Ky kod ka për synim lehtësimin e memorizimit të adresës për shtetasit në Republikën e Shqipërisë dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave, që përmban elementët përbërëse të adresës.

 

Gjithashtu, kodi unik nevojitet për të patur një vlerë të minimizuar të shkëmbimit të  informacionit midis databazave kombëtare pa qenë e nevojshme që të kalojë i gjithë  informacioni me tetë elementët e adresës, por të realizohet edhe përmes 1 (një) elementi të vetëm” shkruhet në relacionin e projektligjit që ndodhet në proces konsultimi publik.

 

Ky projektligj është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Drejtoria e  Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e  Brendshme./Burimi: SCAN TV


Më të lexuarat