Secondary Adv

Rusia po planifikon bashkepunimin me Turqine per gazin natyror dhe eksportet e grurit

Sipas njoftimit të Ministrisë ruse, Rusia po planifikon një sërë iniciativash në lidhje me bashkëpunimin me Turqinë për gazin natyror dhe eksportet e grurit.

 

“Po planifikohen një sërë iniciativash konkrete, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit me Turqinë për gazin dhe organizimin e dërgesave të mëdha të grurit dhe plehrave, në takimin e javës së ardhshme të liderëve të Grupit të 20 në Indonezi”, thuhet në një deklaratë.

 

Putin ka propozuar krijimin e “një qendre gazi” në Turqi, përmes së cilës gazi rus mund të shitet në tregun europian.

 

Arsyeja zyrtare e Kremlinit për kritikimin e marrëveshjes ishte se gruri ukrainas supozohej se dërgohej kryesisht në Evropë, në vend të vendeve më të varfra ku nevojitej më shumë, megjithëse destinacioni për grurin ukrainas nuk ishte pjesë e kushteve të marrëveshjes. 

 

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi javën e ardhshme, tha të enjten një zyrtar i qeverisë indoneziane, duke shmangur një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për shkak të luftës në Ukrainë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat