Secondary Adv

Tarife vjetore per peshkataret, Sa do te paguhet per mjetet lundruese qe shfrytezojne portin

Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. 

 

Referuar urdhrit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave i cili tashmë ka hyrë në fuqi, specifikohen tarifat e autorizimit të peshkimit çlodhës –argëtues.

 

Konkretisht, për peshkimin amator në ujërat e brendshme do të jetë 1 mijë lekë viti, për peshkimin amator bregdetar gjithashtu do të aplikohet tarifë e njëjtë prej 1 mijë lekë në vit. Ndërsa për peshkimin turistik për mjetet e lundirimit shqiptare dhe të huaja, do të paguhet 1 mijë lekë dita.

 

Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës-argëtues do të  derdhen në buxhetin e shtetit apo në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me autoritetin  përgjegjës që lëshon autorizimin për peshkim.

 

 

Nderkohe, janë vendosur tarifa edhe për shërbimet që organizata e peshkimit ofron për një mjet lundrues dhe për  personat që hyjnë dhe shfrytëzojnë portin ose  qendrën e peshkimit.

 

Për këtë kategori për anbëtarët e organizatërs, tarifat variojnë nga 3 mijë lekë/ muaj për mjetet e peshkimit nën 20 metra deri në 8 mijë lekë në muaj për mjetet e peshkimit mbi 25 metra. Ambientet për zyra ofrohen me 2 mijë lekë m2/muaj dhe dhomat frigorferike 15 mijë lekë në muaj.

 

Për ata që nuk janë anëtarë të organizatës, tarifat e sipërpërmendura dyfishohen.

 

Të ardhurat e gjeneruara nga tarifat që  organizata e peshkimit ofron për shërbimet për mjetet lundruese për anëtarët dhe personat që nuk janë anëtarë të organizatës do të përdoren në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar,

 

Dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar pasi të ketë marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat