Klasifikimi ne kategori i tokes bujqesore dhe taksat qe duhet te paguajne fermeret
Bashkia e Tiranës ka parashkiuar të mbledhë gjatë këtij viti rreth 34 milion lekë të ardhura nga taksa mbi tokën bujqësore, një vlerë kjo në rritje për shkak të reformës së re administrativo territoriale ku komunat e në periferi të Tiranës, tashmë janë bërë pjesë e kryeqytetit.
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak mund të miratojë nënkategorizime. Kështu, referuar paketës fiskale të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016, toka bujqësore ndahet në 10 kategori dhe po ashtu edhe detyrimi që duhet të pagujanë pronarët.
Konkretisht për kategorinë e parë, taksa është 5600 lekë/ha në vit, për kategorinë e dytë të tokës bujqësore taksa është 4900 lekë/ha në vit, për kategorinë e tretë, 4200 lekë/ha në vit dhe për kategorinë e katërt, 3600 lekë/ha në vit. Për kategorinë V, pronarët do të paguajnë 3000/ha në vit, për katëegorinë VI 2400 lekë/ha në vit dhe për kategorinë VII-X, 1800 lekë/ha në vit.
Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi të gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.