Sot mbledhja Shqiperi-Maqedoni e Veriut, 7 marreveshjet qe do nenshkruhen
Ditën e sotme mbahet në Shkup mbledhja mes qeverisë së dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka zbardhur marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy qeverive. Marrëveshjet do të nënshkruhen për lehtësime mes dy vendve në fushën e arsimit, shëndetësisë, turizmit, tregtisë dhe sigurisë, ku parashikohet edhe ndërtimi i një task force të përbashkët në fushën e sigurisë.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.
3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital.
5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
6. Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellët për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik
7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare./Burimi: Shqiptarja.com