Secondary Adv

Marreveshja, pas Prishtines Port te thate edhe ne Struge

Zv.kryeministri i Maqedonisë foli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do lidhet me Portin e Durrësit.

 

Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vllazërore mes shteteve. "Propozoj disa pika shtesë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar, formimin e komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët.

 

Kjo ka të bëjë me lidhjen e autostradave tona me korridorin tetë. Kemi miratuar ligjin në kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të dhjetorit me shpresë se do të bëhet një vendkalim tjetër që do të ulë koston me dhjetëra miliona euro të ndërtimit të autostradës.

 

Ky komision do të marrë vendime për qeveritë e dy vendeve. E dyta ka të bëjë me lidhjen hekurudhore Shkup Durrës që dy qeveritë tona të angazhohen për përfundimin e saj.

 

E treta që është një ide e kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për Portin e thatë në Strugë, qeveritë e dy vendeve të kryejnë studimin për ndërtimin e një zone në formën e një porti të Thatë për ngarkesat që vijnë nga Porti i Durrësit.

 

Dua të falenderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit”, deklaroi ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat