Secondary Adv

Bashkia e Tiranes: Ja cilet jane parqet qe do ti shtohen kryeqytetit

Një sërë parqesh dhe hapsirash multifunksionale janë parashikuar t’i shtohen kryeqytetit, për ta bërë atë më të jetueshëm për banorët e tij dhe për të minimizuar ndotjen, e cila aktualisht është në nivel shumë të lartë.


Kështu, Bashkia  e Tiranës ka hartur 60 projekte, të cilat i ka përfshirë në fushën “jetesa”, dhe ua ka prezantuar investitorëve dhem donatorëve të huaj, me qëllim dhënien në administrim përmes partneritetit publik-privat.


Ajo që vihet re është se shumë projekte i janë kushtuar hapsirave të gjelbërta, si Parku i aventurës që do të mund të përdoret për një sërë sportesh, Parku i Pëllumbasit, ndërtimin e hapsirave për të luajtur për personat me aftësi të ndryshme, rikonstruksionin e kopshiti zoologjik të Tiranës, ndërtimin e një parku sportiv për motorrët, hartimin e një plani menaxhimi për parqet Vaqarr, Farkë dhe Kashar,etj.


Po përpos hapsirave të gjelbërta është parashikuar ngritja e pikave informuese dhe i është dhënë rëndësi edhe artit. Disa nga projeketet e tjera kanë të bëjnë, me rikonsruksiobnin e Shtëpisë Jeshile, rikonstruksionin e Amfiteatrit pranë Liqenit artificial, rishikimin dhe zëvendësimin e monumenteve në Parku e Liqenit Artificial të Tiranës, vënien në jetë të Ansamblit Folklorik të Tiranës, ngritja e rrjetit të librarive të lagjeve, etj.


Më të lexuarat