Secondary Adv

Kalon projekti i TEDA Kashar, 35 hektare per 35 vite

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), të një territori me sipërfaqe 35 hektarë. 

 

Projekti përfshin zonën e Kasharit në kryeqytet dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare.

 

Projekti i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2020, dhe tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon se periudha e funksionimit të “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të jetë 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.

 

Sipërfaqet që prek projekti në Yzberisht, Gropaj dhe Kashar do t’i nënshtrohen shpronësimit ose marrjes në përdorim të përkohshëm për interes publik. Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Kashar” parashikohet të jetë 102 milionë e 666 mijë euro./Burimi: SCAN


Më të lexuarat