Fatalitetet me renie, por 4 per qind me te larta se perpara pandemise
Ndonëse vendi kaloi një valë të re pandemia në periudhën e verës, pasojat e saj kanë të ulëta në vdekshmërinë shtesë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-2021.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujori e tretë të vitit u shënuan gjithsej 5,130 vdekje në total. Në krahasim me tremujorin e tretë të 2020-s, kur sapo filloi vala e pandemisë në vend dhe që deri tani mban rekordin për periudhën korrik-shtator, humbjet e jetës janë reduktuar me 22.5%.
Në raport me tremujorin e tretë 2021, tkurrja është gati 20%. Gjithsesi, vdekjet mbeten ende më të larta sesa mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019, me rreth 4% më shumë.
Për gjithë 9 mujorin, në vend kanë humbur jetën gati 18 mijë persona, me një rritje prej 10% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019. Kjo rritje është e lidhur me tremujorin e parë të vitit, kur vendi akoma po vuante nga pasojat e pandemisë.
Në raport me 9 mujorin 2020, humbjet e jetës kanë rënë me vetëm 1%, por vala e madhe e pandemisë në 2020-n ishte në tremujorin e katërt. Ndërsa në raport me periudhën janar-shtator 2021, vdekjet ishin 21% më të ulëta.
16.3 mijë vdekje shtesë më shumë që nga fillimi i pandemisë
Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, në vend janë shënuar rreth 16.3 mijë humbje jete më shumë, në krahasim me mesataren e 2016-2019.
Mjekët pohojnë se vdekshmëria shtesë lidhet si me pasojat direkte që dha pandemia, sidomos në periudhën 2020-2021, në mungesën e kujdesit për sëmundjet e tjera, kryesisht gjatë periudhës së karantinës, që çoi në vonesa të diagnostikimeve.
Një tjetër faktor i rëndësishëm lidhet me pasojat që la pandemia në shëndetin e shumë personave që e kaluan atë, duke bërë që të humbin jetën më pas./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/vdekjet-ulen-ndjeshem-ne-tremujorin-e-trete-2022-por-mbeten-4-me-te-larta-se-perpara-pandemise/