Secondary Adv

OKB: Rusia duhet te paguaje demshperblime per luften ne Ukraine

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që Rusia të mbahet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve.

 

Votimi në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishte 94 me 14 me 73 abstenime. Ky ishte niveli më i ulët i mbështetjes nga pesë rezolutat lidhur me Ukrainën të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme që nga pushtimi i Rusisë, raporton news.sky.

 

Rezoluta e ka të nevojshme të krijojë një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmit, humbjes ose dëmtimit gjatë luftës në Ukrainë.

 

Vendet anëtare të asamblesë, në bashkëpunim me Ukrainën pritet të krijojnë një “regjistër ndërkombëtar”, i cili do të ketë dokumenta dhe informacione mbi dëmet, humbjet ose dëmtimet e ukrainasve e qeverisë të shkaktuara nga Rusia.

 

Rezoluta gjithashtu ka shtuar: “Rusia duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtare, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla“.

 

E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ka bllokuar organin më të fuqishëm të OKB-së që të ndërmarrë veprime, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë politike./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat