Secondary Adv

Regjistri dixhital ne blegtori, modeli qe i pergjigjet standarteve europiane te sigurise ushqimore

Blegtoria është degë e rëndësishme e bujqësisë që po zhvillohet përmes politikave mbështetëse subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë, në drejtim të rritjes së numrit të krerëve të gjedhit dhe të të imëtave, prodhimit të qumështit, mishit dhe vezëve.


Ekspertë të ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se, edhe gjatë vitit 2016 në prioritet të punës për këtë sektor do të jetë identifikimi dhe regjistrimi i blegtorisë, jo vetëm nëpërmjet matrikullimit por edhe përmes regjistrit dixhital, si modeli bashkohorë që i përgjigjet standarteve evropiane të sigurisë ushqimore.Duke vlerësuar rëndësinë e konsumit të ushqimeve të kontrolluara dhe veçanërisht të atyre që vijnë nga kafshët bujqësore (dele, gjedhë etj) ekspertët e fushës, apelojnë për bashkëpunimin e të gjithë aktorëve që bëjnë pjesë në të gjithë zinxhirin ushqimor nga origjina deri në tryezë.


Proçesi i matrikullit, sipas ekspertëve, do të bëjë më të lehtë punën e shërbimit veterinar në kontrollin e lëvizjes së kafshëve, sëmundjeve të tyre, si dhe punën e inspektoreve të AKU në kontrollin e zinxhirit të produkteve shtazore në zinxhirin e tregtimit të tyre duke nisur që nga ferma në tavolinë.Ministria e Bujqesise ben te ditur se, ky proçes synon të ndihmojë fermerët në garantimin e gjurmueshmërisë së kafshëve që ata mbarështojnë dhe rrisin garancinë e konsumatorit shqiptar dhe të huaj për sigurinë ushmore nga sektori blegtoral.Eksporti i produkteve blegtorale gjatëvitit 2015 u rrit 14,9% krahasur me vitin 2014 duke shënuar vlerën e 501 milion lekëve.


Më të lexuarat