Secondary Adv

Parlamenti Cek miraton mocionin, shpall Rusine shtet terrorist

Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.

 

Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë. Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm miratuan mocionin, që do të thotë se disa dhjetëra deputetë të opozitës i janë bashkuar qeverisë dhe kanë votuar pro.

 

Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD. Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të kalibrit të rëndë, përfshirë tanke, për forcat e armatosura ukrainase./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat