Secondary Adv

Inceneratori i Fierit, SPAK leshon 11 urdher arreste

Nga 11 urdhër arrestet është konfirmuar qe 5 prej tyre tashme janë në kërkim dhe ndodhen jashtë territorit shqiptar.

 

Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi i është bër Byroja Kombëtare e Hetimit. Ende nuk bëhen të ditura emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet. 

 

Ndërkohë që në një aksion të marsit të kaluar për inceneratorin e Fierit SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë.

 

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, Alqi Bllako ish deputet dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 

 

Nga 10 masa sigurie 8 kanë qenë masa 'arrest me burg' dhe 2 në 'arrest shtëpie' për Inceneratorin e Fierit.

 

Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.

 

Ndërkohë që për Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat