Secondary Adv

Zgjatet sezoni turistik, numri i vizitoreve u rrit me 40 per qind ne shtator

Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gjithë vitit.

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shtator 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,7%, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritjen më të lartë e kanë shënuar vizitorët jo rezidentë, me 45.6%. edhe numri i vizitorëve rezidentë u rrit me 30.9%.

 

Turistët jo rezidentë janë ata që sjellin realisht më shumë të ardhura në ekonomi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 15,9%, në krahasim me Shtator 2021.

 

Ky tregues është ndikuar tërësisht nga të huajt. Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 23,7%, ndërsa ai i rezidentëve me vetëm 0,8%.

 

Preferohet qendra dhe bregdeti

Gjatë muajit Shtator 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 39,7%, krahasuar me Shtator 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6%.

 

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 44,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 31,3%.

 

Në muajin Shtator 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (43,2%);

 

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (55,8%);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3%);

 

Net-qëndrime

Gjatë muajit Shtator 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 15,9% në krahasim me muajin Shtator 2021.

 

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 50,1%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

 

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 67,9%.

 

Në muajin Shtator 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (44,2%);

 

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,4%);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,5%). 

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/zgjatet-sezoni-turistik-numri-i-vizitoreve-u-rrit-me-40-ne-shtator-preferohet-qendra-dhe-bregdeti/


Më të lexuarat