1855 ha nen uje, nderpritet qarkullimi ne aksin Shkoder-Lezhe tek Harku i Berdices
Qarku i Shkodrës vijon të jetë më problematiku prej motit të keq.
Në total është 1855 ha sipërfaqja totale e përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi.
Për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut, mbeturinat e saj janë përplasur me urën ekzistuese. Ka rënie të niveleve rreth 20 cm në raport me ditën e djeshme por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytjes.
Vetëm në fushën e Obotit dhe atë të Dajcit janë përmbytur rreth 70 ha. Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike zonat rurale të Kelmendit, Bushatit, Rrencit.
Përmbytjet kanë sjellë rritje të nivelit të përrenjve ose lumenjve që bëjnë të pamundur lëvizjen e nxënësve dhe mësuesve drejt shkollave. Në total janë 27 godina në të cilat nuk mund të zhvillohet procesi mësimor.
Nuk paraqitet problematikë në akse, përvec segmentit Dedaj-Bogë në km 5 dhe 13 pas ka dalje nga shtrati të përrenjve. Kalimi bëhet me rrugë alternative./Burimi: Shqiptarja.com