Secondary Adv

Gazsjellesi TAP, organizohet takimi i pare i komisionit midis Shqiperise, Greqise dhe Italise

Përfaqësues të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë u takuan në  Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në kuadër të Marrëveshjes për ecurinë e  projektit të gazsjellësit TAP.


Komisioni i nivelit teknik, me përfaqësues nga të tre shtetet u ndoq nga afër  edhe prej përfaqësuesve të shoqërisë TAP. Gjatë takimit, përfaqësuesit e tre shteteve  shkëmbyen opinionet e tyre dhe vlerësimet respektive të zhvillimeve të deritanishme në kuadër të projektit TAP dhe kontributi i tij në zhvillimet e sektorëve përkatës të gazit në të tre vendet.


Në qendër të diskutimeve të komisionit ka qenë koordinimi i palëve në lidhje me tërësinë e projektit, përfshirë këtu kushtet teknike, shoqërore, ato në lidhje me sigurinë, mjedisin, komunitetin dhe kushtet e punës.Ndërkohë që pritet që në bazë të një marrëveshje të nënshkruar në 2013.Qeveria shqiptare mund të pajtojë një  kompani konsulence, për të bërë krahasimin mes përfitimeve që merr shteti shqiptar nga marrëveshja e nënshkruar me konsorciumin TAP, me përfitimet që rrjedhin nga e njëjta marrëveshje për shtetin grek.


Më të lexuarat