Secondary Adv

Perfundon takimi ne Bruksel, Vucic: Asnje marreveshje me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

 

“Për arsye që janë të paqarta për mua, nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë absolutisht asnjë marrëveshje. Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive.

 

I pranuam tekstet që u ndryshuan dhjetë herë... As nuk shtuam asgjë që nuk ishte e mundur... Na presin net pa gjumë dhe, sigurisht, shumë ditë të vështira”, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat