Secondary Adv

Ndryshon Kodi Rrugor, nga shpejtesia ne autostrada te zgjatja e patentes

Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë.

 

Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.

 

Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demoktratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

 

Sipas deputetëve por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri I kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie. Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës.

 

Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç. Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.

 

Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes. Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtar./Burimi: Scan


Më të lexuarat