Secondary Adv

Miratohet projektligji per pagat dhe zyrtaret publike ne Kosove

Qeveria e Kosovës, sot miratoi Projektligjin për pagat dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Haradinaj të marrë në vitin 2017, duke kthyer pagat në sistemin e drejtësisë siç ishin para rritjes.

 

Kryeministri Kurti ka thënë se vendimi ishte marrë paligjshëm dhe në konflikt-interesi në vitin 2017, nga qeveria e kaluar. Në vitin 2020 qeveria Kurti kishte ulur pagën e kryeministrit, por jo edhe ato në sistemin e drejtësisë.

 

“Ky vendim ka parashikuar përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh kryeministri. “Marrë parasysh se ishte në Gjykatën Kushtetuese në procedurë trajtimi.

 

Kushti i parashikuar për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante.

 

Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm”, tha Kurti./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat