Secondary Adv

Rreshqitjet e dheut ne Itali, shpallet gjendja e jashtezakonshme

Ka shkuar në 7 numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të një stuhie që goditi ishullin Ischia, në Itali, duke shkaktuar rrëshqitje dheu të mëdha.

 

Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme, gjatë ditës u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë: ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar.

 

Po ashtu raportohet se janë gjetur të pajetë edhe dy fëmijë të tjerë, mes tyre një foshnje e porsalindur, si dhe trupat e dy të rriturve që dyshoet se i përkasin së njëjtës familje.

 

Emrat e 7 viktimave: Eleonora Sirabella, e lindur në Ischia në 1991 (31 vjeç); Francesco Monti, lindur në Napoli në 2011 (11 vjeç); Maria Teresa Monti, e lindur në Napoli në 2016 (6 vjeç); Maurizio Scotto di Minico, i lindur në Lacco Ameno në 1990 (32 vjeç);

 

Giovanna Mazzella, e lindur në Lacco Ameno në 1992 (30 vjeç); Giovangiuseppe Scotto di Minico, i lindur në Avellino në 2022 (vetëm 21 ditësh); Nikolinca Gançeva Bllagova, e lindur në Bullgari në vitin 1964 (58 vjeç).

 

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, të cilët dyshohet se janë mbuluar nga balta. Ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa akordoi edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.

 

Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.

 

Kreu i Mbrojtjes Civile, Curcio, bën thirrje për kujdes për 48 orët e ardhshme, prandaj janë marrë masat edhe për evakuimin e rreth 200 personave./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat