Secondary Adv

Tejkalohet afati i burses se energjise, duhet te niste operimet ne nentor

Pavarësisht se duhej të niste operimet tregtare në muajin nëntor, Bursa Shqiptare e Energjisë nuk është ende funksionale.

 

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, kjo hallkë e rëndësishme e tregut elektroenergjetik do të duhej të niste në nëntor tregtimin e energjisë elektrike për tregun e ditës në avancë për Shqipërinë, ndërsa në muajin janar 2023 do të duhej të shënohej tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimin e të dy tregjeve Shqipëri-Kosovë.

 

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur ndërkohë që zyrtarisht nuk është bërë me dije një afat i ri se kur do të jetë funksionale. Kjo është vonesa e radhës për ngritjen e këtij instrumenti, që paraqet rëndësi të veçantë në kushtete kur çmimet e energjisë janë të luhatshme, teksa mijëra biznese tashmë janë nxjerrë në tregun e liberalizuar.

 

Kjo pasi, ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka rrit konkurrencën si dhe lehtëson blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizur që duhet sigurojnë vetë sasinë e nevojshme të energjisë.

 

Në fund të muajit shtator, pas një sërë shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë licencoi Bursën, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca do të ketë një kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që përzgjedhja e ofruesit të shërbimit u bë në fund të vitit 2021,

 

me fitues bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Bursa e Athinës “Hellenic Exchanges – Athens Stock Exchange S.A” dhe grupi i bursës së energjisë elektrike të Greqisë me dy kompanitë e saj “Hellenic Energy Exchange S.A” dhe “Enex Clearing House S.A”./Burimi: SCAN


Më të lexuarat