OSHEE: Perditesimi i te dhenave te kontratave vijon edhe pas 31 janarit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon procesin e përditësimit të dhënave për 1.2 milionë kontratat që ka me konsumatorët, proces i cili ka nisur në shtator 2015.
Ky proces synon identifikimin e klientëve, ku do të kihet parasysh identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet; në kuptimin çfarë nivel tensioni, si dhe të dhënat për matësit.Qëllimi i këtij projekti përditësimi, është plotësimi i dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE. Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta, të plota, të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe efecient. Procesi i përditësimit të të dhënave është parashikuar të mbyllet brenda vitit 2016.
Në këtë kuadër, OSHEE po trajton edhe “kontratat provizore”, proces që pritet të mbyllet në fund të muajit janar 2016. Kontratat provizore janë kontrata të cilat janë lidhur në sistemin energjetik, pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanisë për tu lidhur në rrjet.Kompania thekson se kalimi i kontratave provizore në status definitive është pa pagesë dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit (KNK-ve) të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.
Por ndërkaq theksojmë se procesi për përditësimin e të dhënave dhe për këto kontrata provizore do të vazhdojë dhe pas datës 31 Janar 2016. Në përfundim të procesit të përditësimit, bazuar ns analizat e të dhënave, do ngelet në vendim-marrjen e kompanisë për te vendosur nëse abonentët privat dhe familjar që aplikojnë për kalimin e kontratave të tyre provizore në definititve pas kësaj date do të paguajnë detyrimin ndaj kompanisë.Ndërkohe bëjmë apel për abonentët e OSHEE që të shmangin radhët e gjata në oraret e paradites, sepse zyrat e Shërbimit ndaj Klinetit, janë hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, përfshi edhe të shtunën. Të dielën janë hapur deri në orën 18.00. Gjithashtu për abonentët që duan të kryejnë pagesat mund të përdorin kanalet alternative.