Secondary Adv

Demtohet mbikalimi i Sukthit, ARRSH: Devijohet levizja e mjeteve

Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri ndërsa pritet që sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

 

Statusi: Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

 

Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative. Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

 

Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat