Secondary Adv

Shqiperia mbi 6.7 mln turiste te huaj ne 10 muaj, shtetet qe kryesojne

Mbi 6.7 mln të huaj kanë vizituar vendin tonë në 10 muajt e parë të vitit, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shifrat e 2019.

 

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Minstrja ka evidentuar edhe vendet që i konsideron flukse interesante turistike, siç janë Spanja, Anglia, Holanda, vendet skandinave apo Sllovenia.

 

Bëhet e ditur se ka pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

 

 “I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset turistike e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja.

 

Kemi pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, njoftoi ministrja.

 

Kujtojmë se Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë, ndër të vetmet vende që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat