Secondary Adv

Platforma e- transport nga 2023, ja si do aksesohen biletat e autobuseve

Që prej fillimit të 2023 qytetarët të cilët do udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi të pajisen me biletat e reja që do tërhiqen nga platforma e- transport.

 

Që prej fillimit të vitit 2023 qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi që të pajisen me biletat e reja që do të tërhiqen nga platforma e transport si online por edhe fizikisht në pikat e terminaleve.

 

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe për Scan Tv zbulon se ky projekt është në përfundim teksa janë lidhur edhe marrëveshjet me operatorët e linjave në terren.

 

Në konferencën e zhvilluar për prezantimin e kësaj platforme, kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se ky shërbim do të bëhet më i plotë me finalizimin e dy terminaleve në kryeqytet.

 

Platforma eTransport do të jetë e mundësueshme online ku do të tregoj të gjitha terminalet, linjat e autobusave në dispozicion, oraret në të gjitha vendet e Shqipërisë.

 

Gjithashtu në bashkëpunim me ministrin e Turizmit kjo platformë do të publikojë edhe aktivitetet në qytete të ndryshme me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat