Secondary Adv

Samiti i BE ne Tirane, policia publikon rruget qe bllokohen ne 6 dhjetor

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike ka publikuar masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të Samitit të BE.

 

Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

 

Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

 

Rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Asim Zeneli”;

 

Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

 

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

 

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

 

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

 

Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm levizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.

 

Theksohet se kufizimet e mësipërme përbëjnë perimetrin e sigurisë së Samitit dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për të respektuar kërkesat dhe procedurat ligjore, të normuara nga Policia e Shtetit.

 

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

 

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

 

Në një kohë kur zona përreth kryeministrisë do të jetë nën masa të rrepta sigurie, Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka sqaruar edhe se si do të veprohet me banorët që kanë shtëpitë në atë zonë si edhe për nxënësit e shkollës ‘Kosova’ dhe Liceut.

 

“Çdo person duhet të ketë kartën e punës. Për liceun dhe shkolla Kosova, janë marrë masat për të mos penguar mësimin. Do ketë punonjës policie që do shoqërojnë në vendbanim qytetarët që do e kenë në shtëpi, dhe i njohin banorët e zonës që janë rezidentë.

 

Do të vendosen gjatë këtij shërbimi do ketë shumë delegacione dhe shoqërime dhe janë marrë masa për mos pengimin e tyre”, tha Jaupi./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat