Secondary Adv

Rreth 1 milione raste me Covid ne Britani brenda nje jave

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar theu sërish shifrën e një milion të infektuarve në baza javore, duke rritur frikën e një vale të re.

 

Numri i rasteve u rrit me 6% brenda një jave, duke shënuar 972,000, sipas shërbimit statistikor britanik (Office for National Statistics, ONS). Kjo ishte rritja e parë e rasteve që nga 17 tetori.

 

Në të njëjtën kohë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ka pasur një rritje prej 40% të shtrimeve në spital për shkak të gripit.

 

Zyrtarët e institucionit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një pandemie të “dyfishtë”, e cila do të rrisë shumë presionin në sistemin shëndetësor

 

Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e internetit Our world in Data, Britania ka regjistruar më shumë se 212,000 viktima për shkak të komplikimeve të COVID-19 nga një total prej rreth 24 milionë rastesh të regjistruara nga SARS-CoV-2./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat