Secondary Adv

90 per qind e popullsise ne bote kane imunitet ndaj Covid-19 sipas OBSH

OBSH deklaroi se 90% e popullsisë në rang botëror ka imunitet ndaj Covid-19, por në të njëjtën kohë paralajmëroi për rrezikun e variantit të ri të virusit.

 

Drejtori i Përgjithshëm i OKB-së, Tedros Adhanom Gheberyesus tha se mungesa e e vigjilencës është duke i lënë derën hapur një varianti të ri të virusit, duke kaluar Omicron dhe duke u bërë dominues, raportojnë mediat e huaja.

 

“OBSH vlerëson se të paktën 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj Sars-CoV-2, për shkak të infeksionit ose vaksinimit të mëparshëm. Ne jemi shumë më afër për të thënë se faza e urgjencës së pandemisë ka përfunduar, por smund ta themi këtë plotësisht”, tha Tedros.

 

Fundjavën e kaluar shënoi një vit që kur organizata njoftoi Omicron si një variant të ri shqetësimi në pandeminë Covid-19, ku që atëherë, ai ka përfshirë botën, duke u dëshmuar dukshëm më i transmetueshëm se paraardhësi i tij, Delta, vuri në dukje Tedros.

 

Javën e kaluar, studimi më i fundit i botës reale i përforcuesve të përditësuar të Covid-19 tregoi se vaksinat e reja nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna ka mundësi të ofrojnë mbrojtje më të mirë krahasuar me vaksinat origjinale.

 

Studimi i më shumë se 360,000 njerëzve nxorri në  pah se dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të shtuar kundër varianteve të reja te njerëzit që kanë marrë më parë deri në katër doza të vaksinës së mëparshme.

 

Që nga prezantimi i tyre në SHBA në shtator, përforcuesit e vaksinës, të cilët përmbajnë shtamin e koronavirusit origjinal dhe Omicron BA.4/5, ofruan përfitime më të mëdha për të rriturit më të rinj të moshës 18-49 vjeç sesa ata të grupmoshës më të vjetër.

 

Në të gjithë botën janë regjistruar 6.6 milionë vikitma dhe afërisht 640 milionë raste me Covid, ku sipas Tedros, më shumë se 8,500 kanë humbur jetën nga Covid vetëm javën e kaluar, “gjë që nuk është e pranueshme tre vite pas pandemisë, kur kemi kaq shumë mjete në dispozicion për të shpëtuar jetë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat