Secondary Adv

6 shperthime ne veri te Kosoves, Kurti paralajmeron shtim te forcave policore

Kryeministri Kurti ka reaguar për situatën mjaft të tensionuar në veri të Kosovës ndërsa ka bërë fajtor vetëm Aleksandër Vuçiç i cili po paguan bandat kriminale.

 

Kurti shkruan se qeveria e Kosovës s’po bën pazare dhe si ka bërë ndonjëherë dhe se sulmet nuk janë gjë tjetër veçe tregues i pafuqisë popullore të Serbisë. “Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi.

 

Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore.

 

Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj.

 

Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

 

Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.”- shkruan Kurti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat