Secondary Adv

Rritet cmimi i biletave dhe aboneve te urbanit duke filluar nga 1 shkurti

Qytetarët e Tiranës të cilët qarrkullojnë me transportin publik nga sot do të paguajnë më shumë për biletën dhe abonenë.Kështu pasi Bashkia e Tiranës indeksoi çmimin e biletës me 33% udhëtarët do të paguajnë 40 lekë për biletë.

 

Sa u përket aboneve edhe ato kanë pësuar rritje, aboneja e përgjithshme kushton 16 mijë lekë nga 12 mijë që ishte më parë ndërsa e linjës kushton 12 mijë lekë nga 9 mijë që ishte më parë.


Sa i përket abonesë së studentit ajo ka mbetur e pandryshuar në çmim por problemi qëndron se nuk gjendet në treg. Në pikat e shitjes së aboneve thonë se ajo shpërndahet në shkolla ndërkohë që nuk janë të pakët ata që e shesin në tregun e zi me një çmim më të lartë.Rritja e çmimit të biletës së urbanit pritet që të sjellë edhe përmirësim të kushteve të transportit urban. Problematikat më të mëdha ndeshen në disa linja të cilat nuk zbatojnë oraret dhe qëndrojnë në stacione deri sa të mbushen, ndërkohë që për të dëshirur lënë edhe kushtet në disa autobuzë.


Shoqata e Transportit Urban pas rritjes së çmimit të biletës ka si qëllim që të shkojë drejt biletës elektronike në mënyrë që të shmangen abuzimet që kryhen nga fatorinot. Uniformat blu deri më sot nuk kanë paguar për sa i përket transportit urban por nuk dihet se çdo të ndodhë me ta pas aplikimit të ri të çmimit të biletës.


Më të lexuarat